Këshilli Evropian bie dakord për afro 19 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën - NACIONALE

Këshilli Evropian bie dakord për afro 19 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të shtunën një paketë legjislative prej 18 miliardë eurosh, e krijuar për të ndihmuar financiarisht Ukrainën vitin e ardhshëm.

Këshilli ka njoftuar se, “propozimi synon të "sigurojë lehtësim financiar afatshkurtër, financimin e nevojave imediate të Ukrainës, rehabilitimin e infrastrukturës kritike dhe mbështetjen fillestare drejt rindërtimit të qëndrueshëm të pasluftës, me synimin për të mbështetur Ukrainën në rrugën e saj drejt integrimit evropian".

Është bërë e ditur se, pjesa më e madhe e kostove të interesit të paketës do të mbulohet nga vendet anëtare të Këshillit Evropian përmes "të ardhurave të caktuara të jashtme" dhe huatë për ndihmën miliardë dollarëshe do të kenë një periudhë mospagimi 10-vjeçare.

Zbyněk Stanjura, ministri i Financave i Republikës Çeke, tha se këshilli do të mbështesë financiarisht Ukrainën "për aq kohë sa të ketë nevojë”.

"Legjislacioni që ne miratuam sot do të thotë që Ukraina mund të llogarisë në ndihmën e rregullt financiare nga BE gjatë vitit 2023," ka thënë Stanjura.

Pritet që propozimi të dorëzohet javën e ardhshme në Parlamentin Evropian, ku do të miratohet plotësisht.

Lajme të ngjashme