Këshilla e ministres Rizvanolli, bie ndesh me ligjin
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një statusi në facebook u është drejtuar qytetarëve me disa kërkesa specifike në këto ditë të ftohta dimri.
E duke pasur parasysh se temperaturat e ulëta do të jenë edhe ditëve në vazhdim, Rizvanolli ka bërë thirrje që të kursehet energjia elektrike e të mos ngarkohet rjeti elektro-energjetik.
Kërkesat e ministres janë që të shkyçen dritat e panevojshme. E rrobalarësja, enëlarësja, bojleri e tharësja të shfytëzohen pas orës 24:00.
Këto kërkesa vështirë të realizueshme, për qytetarët që jetojnë në banesa. Pasi shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake pas mesnate do të krijonte zhurmë, me ç'rast shkelet Ligji për Rendin dhe Qetësinë Publike.
Shih nenin:
Neni 8
Bezdisjet Publike– Shkeljet që kanë të bëjnë me zhurmën
1. Kushdo që shkakton zhurmë të pa nevojshme dhe të padurueshme që dëgjohet të banorët për rreth
apo në rrugë dhe që shqetësojnë personat tjerë nga ora 22:00 e deri në orën 07:00 gjatë ditëve të javës
dhe prej orës 23:00 e deri ne orën 07:00 të shtunave dhe të dielave, dënohet për kundërvajtje.
3
2. Nëse kundërvajtjet nga paragrafët 1 të këtij neni janë kryer nga personi fizik, ai /ajo dënohet me gjobë
prej tridhjetë (30) deri pesëqind (500) Euro.
3. Nëse kundërvajtjet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni janë kryer nga pronari ose personi
përgjegjës i një subjekti juridik, ai/ajo dënohet me gjobë prej njëqindepesëdhjetë (150) deri shtatëqind
(700) Euro.