"Kërkoi edhe një letër anësore që do t’u dërgoheshin ndërmjetësve", Kurti flet për kërkesat e Vuçiqit në takimet me Scholzin e Macronin - NACIONALE

"Kërkoi edhe një letër anësore që do t’u dërgoheshin ndërmjetësve", Kurti flet për kërkesat e Vuçiqit në takimet me Scholzin e Macronin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të pjesëmarrjes në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar detajet rreth pranimit të draft-statutit të Asociacionit, të propozuar nga "pesëshja e madhe" evropiane pas takimit me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron, dhe diplomatët e tjerë të BE-së.

Kreu i qeverisë tregoi kushtet që i vendosi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e të cilat e shqetësojnë, pasi ai shprehu gatishmërinë për ta pranuar draftin e propozuar nga pesëshja evropiane - që sipas tij është "më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015" - në një pako me Marrëveshjen e Brukselit dhe Ankesin e Ohrit.

“Së fundi kemi pasur edhe një draft-statut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, që është sjellë nga pesëshja e të dërguarve specialë, për të cilin i kamë dhënë kritikat e mia. Në takimin me kancelarin gjerman dhe presidentin e Francës, ata theksuarin urgjencën e zgjedhjes së kësaj çështje dhe thash përkundër kritikave që kam ndaj draftit për Asociacionin që është më i mirë se sa ai i 2013 apo 2015, edhe pse nuk është aq i mirë sa do ta shkruaja unë vet ose sa do të dëshiroja, thash po e nënshkruajmë sonte marrëveshjen e Brukselit, aneksin e Ohrit dhe këtë draftin në një pako dhe i kërkova kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës, statusin e kandidaturës dhe partneritetin e paqes, por presidenti Vuçiq, pasi pati takim me të njëjtit njerëz tha se nuk mund ta nënshkruaj në të njëjtën letër me kryeministrin Kurti. Duhet t’i kemi dy dokumente të ndara, unë nënshkruaj me BE-në. Unë nënshkruaj me BE-në. Serbia nënshkruan me BE-në. Ai kërkoi edhe një letër anësore që do t’i dërgoheshin ndërmjetësve, ku thuhej se Serbia nuk do ta njeh kurrë Kosovën, nuk do të ketë ulëse në OKB për Kosovën, sikur të varej nga ai kjo dhe e treta nuk ka respektim të integritetit territorial dhe kjo më brengos, kjo është gjë e re, kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes bazë.” - tha Kurti.

Lajme të ngjashme