Kërcënuesi i Vehbi Kajtazit merr pjesë në tubimin elektoral të VV-së në Gjakovë, i pranishëm ishte edhe Konjufca - NACIONALE

Kërcënuesi i Vehbi Kajtazit merr pjesë në tubimin elektoral të VV-së në Gjakovë, i pranishëm ishte edhe Konjufca

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kërcënuesi i gazetarit Vehbi Kajtazi, Driton Dobruna, është parë në tubimin elektoral të VV-së në Gjakovë, i cili është mbajtur dje.

Në fotografitë që i ka siguruar gazeta Nacionale, Dobruna shihet në mesin e dhjetëra simpatizantëve të partisë në pushtet, ku kanë marrë pjesë disa figura qendrore të VV-së.

Në këtë tubim i pranishëm ka qenë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është edhe nënkryetar i VV-së.

Po ashtu, të pranishëm ishin ministrja e Arsimit, Arbëria Nagavci, dhe deputeti Ardian Gola.

Dobruna vitin e kaluar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kërcënim me jetë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi.

Lajme të ngjashme