Kërcënohet Rada Trajkoviq pas deklaratave të saj kundër Milan Radojçiq - NACIONALE

Kërcënohet Rada Trajkoviq pas deklaratave të saj kundër Milan Radojçiq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq përmes një postimi në Twitter, ka treguar se është kërcënuar në telefon, ku dhe ka publikuar numrin nga i cili është kërcënuar.

Trajkoviq ka shkruar se kërcënimi i erdhi për shkak se i kishte thënë disa fjalë për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiqiç, i cili është futur në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Sapo jam kërcënuar me telefon nga ky numër për shkak të deklaratës sime këtë mëngjes për Milan Radoiqiçin. Ora 15:28”, shkroi Trajkoviq.

Ajo ka përmendur në postimin e sajë presidentin serb Aleksander Vuçiq, Qeverinë Serbe si dhe policinë.

Lajme të ngjashme