Kërçeli ironizon me “opozitën” që e ka shikuar intervistën e Kurtit, por “harron” se vetë Kurti e kishte përcjellë Lladrovcin
Deputeti i VV-së, Ilir Kërçeli, ka tentuar të ironizoi me ish-opozitën për faktin se përfaqësuesit e saj e kishin përcjell mbrëmë intervistën e kryetarit të VV-së, Albin Kurti në “Tëvë1”.
Ai ka shprehur dilemën e tij, nëse deputetët e ish-opozitës e kanë kuptuar se çka ka thënë Kurti.
“Opozita e paska përcjellë intervistën e Kryeministrit me transkriptë. E vërtetë, problem e kanë me kuptu!”, ka shkruar Kërçeli në profilin e tij në “Facebook”.
Deputeti i VV-së duket se nuk e ka përcjell me vëmendje intervistën e shefit të tij.
Ngase në këtë intervistë Kurti tregon se sa me vëmendjen e ka përcjell intervistën e Kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci, të martën në “Debat Plus”.
Gjatë interviste së mbrëmshme, Kurti tregon detaje se cka ka thënë së Lladrovci në atë intervistë.