Keqpërdorimet me librat amëz, ministria e Nagavcit denoncon rastin
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë me dije se muaj më parë ka kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me keqpërdorimet e librave amëz.
Sipas saj si shkak i këtij keqpërdorimi e kanë pësuar dhjetëra-mijëra student të cilët i kanë vijuar strudimet në institucionet e Arsimit të Lartë në Kosovë.
“Muaj më parë kam kërkuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës që të zhvillojë hetime në lidhje me këtë çështje.
Si Ministri kemi vënë në dispozicion të Policisë një numër të dokumenteve me qëllim të zhvillimit të hetimeve.
Ndërkaq, gjatë ditës së sotme, përmes një shkrese kam kërkuar nga kjo Njësi e Policisë së Kosovës që konform legjislacionit në fuqi të më informojnë për procesin hetimor të deritanishëm në lidhje më këtë process”, ka shkruar Nagavci.