Keqpërdorën e mashtruan në tenderin për unifroma të policisë, rasti dërgohet në prokurori - NACIONALE

Keqpërdorën e mashtruan në tenderin për unifroma të policisë, rasti dërgohet në prokurori

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas hetimeve të cilat i kanë bërë për dy muaj rresht, kanë gjetur dëshmi se tre operatorë ekonomikë kanë kryer vepër penale në tenderin e furnizimit me uniforma të policisë.

Gjatë këtij hetimi, janë gjetur dëshmi se tre operatorë ekonomikë kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik”.

Në komunikatën e dërguar nga policisë e Kosovës thuhet se rasti do të dërgohet në prokurori.

“Rasti karshi veprës penale ‘keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik’ është iniciuar, janë siguruar dëshmi që së bashku me kallëzimin penal do të dërgohen në prokurori”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme