Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Duhet mbështetur ndaj akuzave të fabrikuara serbo-ruse - NACIONALE

Kelmendi viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Duhet mbështetur ndaj akuzave të fabrikuara serbo-ruse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Biznesmeni Ramiz Kelmendi, ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë, në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës,

Përmes një postimi në Facebook, Kelmendi ka thënë se “liderët e UÇK-së janë duke e mbrojtur pastërtinë e luftës së UÇK-së dhe komandantëve të saj, përballë akuzave gënjeshtare dhe shantazheve të mëdha ruso-serbe pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se liderët duhet mbështetur me të gjitha format e ndihmës juridike, ekonomike, politike që të përballojnë akuzat e fabrikuara serbo – ruse.

“Unë sigurisht që do hapi kuletën e mbështetjes.”

“Urime Dita e Çlirimit, President Hashim Thaçi, Kryeparlamentar Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Urime qytetarë kjo ditë e lavdishme”.

Lajme të ngjashme