Kelmendi thotë se nëse Kurti nuk do zgjedhje “veç i siguron 66 vota” për Vjosa Osmanin - NACIONALE

Kelmendi thotë se nëse Kurti nuk do zgjedhje “veç i siguron 66 vota” për Vjosa Osmanin

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Që vendi të mos shkojë në zgjedhje Albin Kurtit i duhet të sigurojë 66 vota, aq sa edhe peshon parlamentarisht, Vetëvendosja me pakicat.

Kështu thotë gazetari Adriatik Kelmendi në një shkrim të fundit për çështjen e presidentit.

“Nëse nuk e bën këtë, Kurti bart pergjegjësinë e shkuarjes në zgjedhje edhe një herë. Asnjë arsyetim tjetër nuk çon peshë!,” shkroi ai.

Postimi i plotë:

Nuk ka kandidate më konsensuale për Vetëvendosjen! sesa Vjosa Osmani.

Faktet flasin: Zgjedhjet e fundit kur Osmani mori pjesë në zgjedhje, ishte numër 2 në listën e Vetëvendosje!-s, kandidate për Presidente e saj dhe personi më i votuar në Kosovë. Pra, në zgjedhjet e 2011, Vjosa Osmani për LVV-në ishte si Glauk Konjufca sot, numër 2 në listë (edhe pse jo më i votuari në Kosovë).

Kurti, që i ka 66 vota, po kërkon që të zgjedhet një President konsensual, që vendi mos të shkojë sërish në zgjedhje.

Abdixhiku, që i ka 15 vota, iu përgjigj pozitivisht dhe propozoi Vjosa Osmanin.

Presidenti zgjedhet me 80 vota.

66 + 15 bëjnë 81.

Nëse Kurti nuk dëshiron zgjedhje - i siguron 66 vota për Vjosa Osmanin dhe ecet tutje!

Nëse nuk e bën këtë, Kurti bart pergjegjësinë e shkuarjes në zgjedhje edhe një herë. Asnjë arsyetim tjetër nuk çon peshë!

Lajme të ngjashme