Kelmendi: Haxhiu t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë e kërcënojnë në rrjete sociale
Gazetari Adriatik Kelmendi, duke komentuar padinë e ministres, Albulena Haxhiut ndaj një qytetari, ka kërkuar që të mos përdoren standarde të dyfishta nga ana e pushtetit.
Kelmendi ka thënë se ministrja Haxhiu duhet t’i procedojë penalisht edhe të gjithë militantë partiakë që shajnë e kërcënojnë në rrjetet sociale.
“Nëse ministrja e Drejtësisë ndjek penalisht një person që është tallur në Facebook - sado e papranueshme dhe e pashije tallja e tij - atëherë të gjithë duhet t’i kërkojmë asaj si ministre t’i procedojë penalisht të gjithë ata militantë që shajnë, kërcënojnë, fyejnë e tallin nëpër rrjete sociale. Mos të harrojmë se numri më i madh i atyre që bëjnë këso “vepra penale” nëpër rrjete sociale janë militantët partiakë dhe fetarë, shpesh të ndërsyer nga zyrtarë të lartë partiakë dhe klerikë fetarë. Nuk ka standarde të dyfishta!”, ka shkruar ai.
Kutjojmë se anëtarë të VV-së ndër vite kanë qënë ata që në baza ditore kanë fyer, linçuar e kërcënuar qytetarët në rrjetet sociale.
Një rast i fundit ishte sulmi i ideologut të VV-së, Hysamedin Ferajt, ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharajt.

