KE konfirmon se po e ndjek nga afër rastin e rrahjes së Sanduloviqit - NACIONALE

KE konfirmon se po e ndjek nga afër rastin e rrahjes së Sanduloviqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni Evropian ka konfirmuar se është duke e ndjekur për së afërmi rastin e keqtrajtimit të politikanit serb, Nikola Sanduloviq, pasi vizitoi varrezat e Jasharajve në Prekaz.

Kjo është konfirmuar për “T7” nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, e cila ka deklaruar se janë në kontakt me autoritetet përkatëse.

“Ne po e ndjekim nga afër këtë rast dhe jemi në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara. Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Presim që të drejtat e të gjithë qytetarëve të respektohen. Çdo ndalim duhet të bazohet në dyshimin e arsyeshëm për kryerjen e një vepre penale dhe çdo pretendim i besueshëm për dhunë duhet të ndiqet efektivisht nga autoritetet kompetente përkatëse.” – ka thënë ajo.

Sanduloviq para pak ditësh vizitoi familjen Jashari në Prekaz. Prej atje, ai kërkoi falje për vetën, por edhe në emër të serbëve për krimet e kryera.

Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekaz. Unë kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë.” – shkroi ai në Twitter.

Lajme të ngjashme