Katër persona rrahin me mjete të forta një person në Ferizaj, të dyshuarit në kërkim
Katër persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Ferizaj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktimës i janë shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe ai është dërguar në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se katër të dyshuarit janë në kërkim.
“Ferizaj / 08.03.2025 – 10:30. Raportohet se katër të dyshuar meshkuj kosovar kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa të dyshuarit janë në kërkim. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.” – thuhet në njoftim.