Katër persona rrahen mes vete për një burim të ujit në Deçan
Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona pasi u rrahën për një burim të ujit në Bejeshkë e Vokshit në Deçan.
Sipas policisë, të dyshuarit u rrahën pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit).
Raporti i plotë i PK-së:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Bjeshka e Vokshit, Deçan 04.07.2022 – 08:30. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor (burim i ujit) katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë rrahur mes veti dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.