Katër kosovarë sulmohen fizikisht në sheshin “Car Llazar” në Mitrovicën e Veriut
Katër burra kosovarë janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur në sheshin Car Llazar në Mitrovicën Veriore.
Sipas raporti 24 orësh të Policisë së Kosoëvs, dy viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa nuk dihet për sulmuesit.
Rasti është cilësuar si “lëndim i rëndë trupor”.
Raporti i plotë i PK-së:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Sheshi Car Llazar, Mitrovice Veri 28.11.2022-16:40. Katër viktimat meshkuj kosovar kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga persona të panjohur. Dy nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore.
