Kajtazi shokohet me dëshirën e njerëzve që ish-krerët e UÇK-së të dënohen nga Specialja: Ata e hoqën çizmen e Milosheviqit
Gazetari Vehbi Kajtazi është habitur me disa lajme të rreme, të cila flasin për dënimin e Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale.
Madje, në komitete e atyre lajmeve shumë njerëz shprehin dëshirën e tyre të madhe që ish-krerët e UÇK-së të dënohem më burgim të përjetshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtzi ka pyetur se prej nga vjen një dëshirë kaq e madhe për t`u dënuar ish-krerët e UÇK-së.
Këto dëshira, ka shkruar Kajtzi, tregojnë mjerimin e madh të shoqërisë kosovare.
“Çka po i ndodhe ketoj pooulli? Si ka mundesi qe te jemi kaq barbar me veteveten? Si ka mundesi me pase kesi deshire deri ne eksaze qe njerezit te cilet luftuan per lirine kolektive me u denu me burg te perjetshem? Si ka mundesi me qene kaq te paditur kolektivisht? Jam i sigurt se secili ushtar i UÇK-se qe sheh dicka te tille i thote vetes - pse? Çfare te keqe i sollem popullit shqiptar pos qe ua hoqem çizmen e Milosheviqit nga qafa dhe ia sollem lirine? Mjerimi nuk ndodh vetem kur nuk ke buke si ne Poemen e mjetimit, por edhe kur s'ke mend. Ne te gjitha i kemi. Vetem mend ne krye jo”, ka shkruar Kajtazi.