Kasolli tregon se si partitë politike i kanë ndryshuar sloganet politike nder vite
Analisti Afrim Kasolli ka treguar ndryshimin e sloganeve të partive politike nga zgjedhjet e kaluar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka prezantuar sloganet që partitë politike i kanë pasur në vitin 2021 dhe sloganet që garojnë në këto zgjedhje.
“Si ka ndryshuar slogani i partive politike ndërmjet zgjedhjeve të vitit 2021 me këto të vitit 2025? Lëvizja Vetëvendosje ““Krejt dhe Drejt” (2021), “Cep më Cep”(2025). Partia Demokratike e Kosovës ““Rimëkëmbje”(2021), “Kosova mundet më mirë”(2025). Lidhja Demokratike e Kosovës “Mbesim në Lidhje”,(2021), “Bëhu Ndryshimi”(2025). Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës “Forca e Kosovës” 2021, “Direkt në NATO”(2025)”, ka shkruar Kasolli.