Kasolli: Situata në Kuvend paradoksale, ekzekutivi vazhdon të qeverisë pa mbikëqyrje parlamentare - NACIONALE

Kasolli: Situata në Kuvend paradoksale, ekzekutivi vazhdon të qeverisë pa mbikëqyrje parlamentare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka shkruar në lidhje me situatën në Kuvendin e Kosovës, aty ku deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë refuzuar të marrin pjesë në seancë.

Madje deputetët e pushtetit, nuk po e konstituojnë as Komisionin Parlamentar për rezervat shtetërore, i cili u formua tash e më shumë se dy javë.

Sipas Kasollit, kjo situatë është paradoksale, pasi në mungesë të mekanizmave të opozitës, pushteti po vazhdon të qeverisë pa mbikëqyrje parlamentare.

E plotë:

“Vazhdon situata paradoksale në Kuvendin e Kosovës. Kemi një pushtet qe e ka shumicën, por e refuzon debatin e jetës parlamentare. Bllokimi i punës së Kuvendit është bllokim i institucioneve legale të shtetit. Dhe në anën tjetër po ashtu kemi një opozitë që nuk ka instrumente të mjaftueshme legale në dorë për ta zhbllokuar këta situatë nëse nuk ka vullnet pushteti. Në këtë kontekst, ekzekutivi vazhdon të qeveris pa mbikëqyrje parlamentare.”

Lajme të ngjashme