Kasolli: Shtresat e ulëta ushqehen me ideologji, elitat politike me substancat narkotike - NACIONALE

Kasolli: Shtresat e ulëta ushqehen me ideologji, elitat politike me substancat narkotike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Afrim Kasolli ka bërë me dije se ka dy lloje të opiumit që mund të përdoren për t’i mbajtura njerëzit në gjendje trans-ekstazike.

Ai ka treguar se e para është ideologjia dhe e dyta janë substancat narkotike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se me të paren zakonisht ushqehen shtresat e ulëta, kurse e mund të shërbejë si një terapi për elitat politike dhe financiare.

Ka dy lloje të opiumit që mund të përdoren për t’i mbajtura njerëzit në gjendje trans-ekstazike. E para është ideologjia. Sepse edhe kjo është opium për masat. E dyta janë vetë substancat narkotike. Me të parën zakonisht ushqehen shtresat e ulëta të shoqërisë, duke i mbajtur ata në hipnozë, për shpëtimin që i pret në një të ardhme të pacaktuar. Ndërkohë, e dyta mund të shërbejë si një terapi për elitat politike dhe financiare. Sepse me anë të konsumimit të drogave psikodelike i stimulojnë nevojat e tyre psikoaktive. Dhe ky rrezik bëhet me evident, sidomos kur në kushtet sotme politike të një rendi post-historike, po bjerren kauzat që i ushqejnë synimet mega-thymotike të njeriut”, ka shkruar Kasolli.

Lajme të ngjashme