Kasolli: Pushtet që merr vendime tinëzare nga aleati më i madh - me kë po konsultohet qeveria nëse jo me SHBA-në?
Analisti Afrim Kasolli ka komentuar deklarimet e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili ka thënë se SHBA nuk ka qenë e njoftuar paraprakisht për Rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës.
Kasolli ka thënë se kjo tregon se pushteti i merr vendimet në mënyrë tinëzare nga aleati më i madh i Kosovës.
“Intervista e Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ne tv 21, shpalosi edhe njerin nga shkaqet e zemerimit amerikan per vendimin e rregullores se BQK. Perpos, arsyejeve te bera deri me tani publike, ai tha ndër të tjera, se per vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, Uashingtoni nuk ka qenë i informuar paraprakisht për të. Kjo menyre e vendimmarrjes per ceshtje te tilla tregon per natyren e pushtetit qe e kemi sot ne Kosove. I cili merr vendime tinezare edhe nga aleati me i madh i Kosoves dhe partneri kryesor ne procesin e shtetndertimit.” – ka shkruar ai në Facebook.
Më tej, ai ka pyetur se nëse qeveria nuk konsultohet me Amerikën, atëherë me kë konsultohet.
“Me kete rast shtrohet nje pyetje logjike, nese sot pushteti ne Kosove nuk konsultohet me Uashingtonin,atehere me kend e bene kete pune?. E di qe militantet do te thone jemi vend sovran dhe i pavarur, prandaj nuk kemi nevoje ta pyesim askend ne kete planet per çështje te brendshme te Kosoves.” – ka thënë Kasolli.
Statusi: