Kasolli ia rrotllon krejt logjikën Kurtit që NjSI-i “kanë pajisje me vlerë 10 mijë euro”
Në një reagim, që mendja e shëndosh s’e kap dot, të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku shkroi se njësiti special elitar që protestoi sot “kanë pajisje me vlerë 10 mijë” në duart e tyre, është gjetur i përhumbur edhe filozofi dhe ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Afrim Kasolli.
Sipas kësaj logjike, shkruan Kasolli, kjo i bie që sikur “të kishte qenë kryeministër apo president i ndonjë shteti policia dhe ushtria e të cilit kanë armatime tejet të sofistikuar. Ua kishte ndalur rrogat krejt, me argumentin se mjaftojnë helikopterat e aeroplanat që ua siguron shteti”.
Reagimi i plotë:
Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro". Parmendo me kane Albin Kurti kryeministër a president ndonjë shteti policia dhe ushtria e të cilit kanë armatime tejet të sofistikuar. Ua kishte ndalur rrogat krejt, me argumentin se mjaftojnë helikopterat e aeroplanat që ua siguron shteti.