“Kaq dimë t’ju themi”: Përgjigja skandaloze e presidencës shqiptare për qytetarën që deshi ta lë shtetësinë
Një qytetare që duket se ka dashur ta lë shtetësinë shqiptare, ka marrë një përgjigje skandaloze nga Presidenca e Shqipërisë.
Mesazhi që ajo ka marrë është publikuar nga gazetarja shqiptare, Esiona Konomi.
Vetë Konomi, ka bërë të ditur se emaili i është drejtuar një qytetareje, e cila ka dashur të lë shtetësinë.
Presidenca i ka kërkuar qytetarët që të drejtohet te një institucion tjetër, ku është paraqitur dosja, dhe në fund, i është thënë “kaq dimë t’ju themi”.
“Kaq di t’ju them @president.al më dilni vetë përpara.” – ka shkruar Konomi në postimin e saj.