Kapet hajni që kishte vjedhur 6 goma me fellne metali në muajin mars në Leposaviq - NACIONALE

Kapet hajni që kishte vjedhur 6 goma me fellne metali në muajin mars në Leposaviq

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë që kishte kryer një vjedhje në muajin mars në Leposaviq.

Ai dyshohet se kishte vjedhur 6 goma me fellne metal.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

VJEDHJE

Leposaviq Mars 2024.NN. Me 21.08.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte vjedhur 6 goma me fellne metali, pronë të ankuesit mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të ngjashme