Kapen duke kontrabanduar dy zyrtarë serbë të ATK-së, më herët ishin pjesë e “Mbrojtjes Civile”
Dy zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës raportohet se janë kapur duke kontrabanduar malrra nga Serbia gjatë mëngjesit të sotëm në Bistricë të Leposaviqit.
Portali “Dukagjini” raporton se dy zyrtarët janë Lazar Peroviq dhe Tomislav Janicjeviq, të cilët kanë punuar në Departmanetin e Mbledhjes së Detyrueshme të ATK-së në Prishtinë.

Veç kësaj, për të njëjtit raportohet se më herët kanë qenë pjesë e organizatës “Mbrojtja Civile”, të cilën tash Qeveria e Kosovës e ka shpallur “terroriste”.

Mediumi ka publikuar edhe pamje të mallrave që janë konfiskuar në veturën zyrtare, e që siç duket, kanë qenë barna.
