Kanadaja rekomandon qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Izrael - NACIONALE

Kanadaja rekomandon qytetarët e saj që të shmangin udhëtimet në Izrael

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanada ka njoftuar qytetarët e saj për të evituar udhëtime në Izrael, Gaza dhe Bregun Perëndimor, pas rritjes së rrezikut të sulmeve në territorin izraelit.

Ministrja e Jashtme, Melanie Joly, ka lëshuar një deklaratë në adresë të qytetarëve kanadezë, duke rekomanduar të marrin parasysh largimin nga zona duke përdorur mjete tregtare.

Ajo paralajmëroi për situatën e paqëndrueshme të sigurisë rajonale dhe mundësinë e përshkallëzimit pa paralajmërim.

“Me një rrezik të shtuar të sulmeve në territorin izraelit, situata e sigurisë rajonale mbetet shumë e paqëndrueshme dhe mund të përshkallëzohet pa paralajmërim”, paralajmëroi ajo.

Lajme të ngjashme