Kamioni me beton godet për vdekje një person - NACIONALE

Kamioni me beton godet për vdekje një person

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aksident me fatalitet është regjistruar sonte në Bogë të Pejës.

Pëderisa një kamion me beton ishte duke ecur prapa, lëndoi një person, i cili nuk ka arritur t'u bëjë ballë plagëve.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës përmes një komunikate.

“Sot rreth orës 17:50 policia është njoftuar se në fshatin Bogë të Rugovës ka ndodhur një aksident me lëndime fillimisht, tani me fatalitet më vonë. Derisa një kamion mikser me beton ka ecë mbrapa, ka lënduar një person.

Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen. Trupi i pajetë, me urdhër të prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është i cilësuar si “Aksident me fatalitet””.

Lajme të ngjashme