Kallas nuk i shkoi në zyre Kurtit, analisti: Mesazh i qartë i pakënaqësisë së BE-së me Kurtin - NACIONALE

Kallas nuk i shkoi në zyre Kurtit, analisti: Mesazh i qartë i pakënaqësisë së BE-së me Kurtin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Shenoll Muharremi ka treguar se pse kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, gjatë vizitës në Kosovë nuk i ka shkuar në zyre kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se ky ka qenë një mesazh i qartë i pakënaqësisë nga BE-së në raport me veprimet e Kurtit rreth ngërçit politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka shkruar

“Fakti i thjeshtë është se Kaja Kallas nuk i ka shku Kurtit në zyre, e besa edhe askujt tjetër nga qeveria dhe Kuvendi. Ky ka qenë një mesazh i qartë i pakënaqësisë nga BE për çka po ndodh në Kosovë. Mesazh që shteti nuk bllokohet për teke e pazare partiake. Në deklaratat zyrtare, as që përmendet qeveria e Kuvendi. Ashtu edhe si është gjendja realisht, një vend pa institucione funksionale, thuajse pa pavarësi. Me këtë rast specifik, po na shohin si një Kosovë para vitit 2008. "Parti politike dhe shoqëria civile", kaq është reduktuar Kosova në vizitën e kryediplomatës së BE-së.”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme