Kajtazi tallet me Bidenin, aludon se mund ta ketë ngatërruar Osmanin me dikë tjetër - NACIONALE

Kajtazi tallet me Bidenin, aludon se mund ta ketë ngatërruar Osmanin me dikë tjetër

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi ka bërë pak shaka me duarshtrëngimin mes presidentes Vjosa Osmani-Sadriu me homologun e saj amerikan, Joe Biden.

Duke publikuar një “screenshot” të lajmit për përshëndetjen mes dy presidentëve, Kajtazi u shpreh i sigurt se Bideni e ka ngatërruar Osmanin me ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Garant Bideni mendon qe e ka taku Atifere Jahjagen” – shkroi Kajtazi në llogarinë e tij në “Facebook”, duke i shtuar fjalisë një figurë duke qeshur.

Kohëve të fundit, presidenti amerikan ka bërë disa gafa, përfshirë rastin kur presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu referua me emrin e armikut të tij, Vladimir Putin.

Lajme të ngjashme