Kajtazi për tentim sulmin ndaj Jasharajt: Pasojë e fushatës linçuese të pushtetit
Analisti e gazetari, Vehbi Kajtazi, tentim sulmin ndaj kryetarit të SBAShK-ut, Rrahman Jasharajt e ka quajtur pasojë të fushatës linçuese të pushtetit dhe strukturave militante.
Sipas tij fushata të tilla, bëhen për ta bërë sulmin më të pranueshëm me masën.
Tentim sulmi kunder Rrahman Jasharit, eshte pasoje e nje fushate linçuese te pushtetit dhe strukturave militante. Fushata te tilla behen per ta bere sulmin me te pranueshem per masen. Krejt cka ka mbetur eshte "ekzekutimi" i "armikut te brendshem" per kenaqesi te pushtetit.
— Vehbi Kajtazi (@vehbikajtazi) September 5, 2022