Kajtazi: Nuk do të ketë më shumë se 700 mijë votues në këto zgjedhje
Analisti Vehbi Kajtazi ka treguar pritshmëritë për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Sipas tij, numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote brenda vendit llogaritet të jetë midis 960 mijë dhe 1 milion e 40 mijë votues.
Kajtazi theksoi se këto shifra janë të bazuara në të dhënat e regjistrimit të popullsisë, duke përjashtuar diasporën. Ai tha se nga popullsia e përgjithshme e Kosovës, rreth 60 deri në 65 për qind janë qytetarë të moshës mbi 18 vjeç, që janë të kualifikuar për të votuar.
“1.6 jemi të regjistruar në Kosovë, po e heqim diasporës, 60 deri në 65 për qind janë mbi 18 vjeç, që i bie se numri i votuesve në Kosovë është 960 mijë deri në 1 milion e 40 mijë. Unë po flas me numrin e të regjistruarve të lidhur me numrin e regjistrimit të popullsisë”.
“Nuk ke më shumë se 700 mijë votues në këto zgjedhje. 700 deri në 750 mijë votues, nuk do të ketë më shumë në këto zgjedhje”, u shpreh ai.