Kajtazi me fjalë të mëdha për Rexhep Selimin: Rexha në luftë ishte poet, artist dhe rapsod
Gazetari Vehbi Kajtazi ka lavdëruar ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi, i cili po gjykohet në Hagë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një video të Selimit duke kënduar këngë patriotike.
Sipas tij, pa qenë patriot si Selimi nuk mund të këndohej në këtë mënyrë.
Ai ka shkruar se Selimi në luftë në luftë nuk ishte ushtarak, por student i Letërsisë Shqipe.
“Rexha ne lufte ka qene shume me i ri sesa secili qe po mundohet ta mesoje se si duhej ta bente luften. Rexha ne lufte nuk ishte ushtarak, por student i Letersise Shqipe. Rexha ne lufte ishte thujse adoleshent. Rexha ne lufte ishte poet, artist, rapsod sikurse edhe sot. Veç kujtojeni daljen e tij bublike ne varrimin e mesuesit nga Llausha se bashku me Daut Haradinajn dhe heroin Muje Krasniqi. Shume prej nesh kemi mendu se nuk mund te jete e vertete. Ose qe jane njerez te Serbise qe po provokojne pooullin shqiptar. Pa qene trim, patriot e atdhetar, kete kenge nuk mundesh me kendu keshtu, si Rexha. Rexhe, te knofte zemra!”, ka shkruar Kajtazi.