Kajtazi kritikon Tërnavën për takimin me Niyazovin: Është rus dhe ka para, shteti duhet të reagojë - NACIONALE

Kajtazi kritikon Tërnavën për takimin me Niyazovin: Është rus dhe ka para, shteti duhet të reagojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi e ka kritikuara myftiun e Kosovës, Naim Tërnava për takimin me kryetarin e Forumit Mysliman Evropian, Abdul-Wahed Niyazov.

Ky i fundit, ka thënë Kajatzi, është rus dhe ka para të shumta.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se zyrtari në fjalë e ka shtrirë ndikimin edhe në Kosovë.

Kajatazi e ka ftuar shtetin që të veprojë në këtë drejtim.

“Ky mysafiri i Naim Ternaves eshte rus. Udheheq nje organizate te quajtur Forumi Mysliman Evropian. Ka shume pare dhe ndikim. Ndikimin e ka shtrire edhe tek ne. Shteti duhet te riaktivizohet ne menyre qe te shpetoje shteti. Jemi keq, aq keq sa pas nje kohe mund te mos kete kthese pozitive. Shihni disa prej te ashtuquajturve imam se çfare drejtimi jane duke i dhene besimtareve ne menyre qe ta kuptoni se çfare dreqi u ka hyre ne shpirt atyre”, ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme