Kajtazi: Keqardhje për deputetët e VV-së, do të vazhdojë abuzimi nga lideri - NACIONALE

Kajtazi: Keqardhje për deputetët e VV-së, do të vazhdojë abuzimi nga lideri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i Vehbi Kajtazi ka shprehur keqardhje për deputetët e pozitës të cilën thoshin se nuk do të ketë Zajednicë.

Ai ka thënë se tani të njëjtit deputetë do të mbrojnë marrëveshjen e Brukselit, e cila parasheh edhe autonomi për serbët e Kosovës.

“Sot ka gjasa te ndjej keqardhje te thelle per deputetet e pushtetit te cilet benin be se nuk ka zajednice. Do te detyrohen te dalin ne foltore te Kuvendit per ta mbrojtur marreveshjen e Brukselit e cila pos Zajednices, ka edhe autonomi per serbet e Kosoves. Kesisoj do te vazhdoje abuzimi i tyre nga lideri. A po e shihni se nuk eshte mire mu ngut!”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme