Kajtazi ia kthen presidencës: Pse kompania turke iu vendosi në ‘business class’, kur keni pagu për ekonomi? - NACIONALE

Kajtazi ia kthen presidencës: Pse kompania turke iu vendosi në ‘business class’, kur keni pagu për ekonomi?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Vehbi Kajtazi i është përgjigjur presidencës së Kosovës në lidhje me udhëtimin me “business class” të presidentes Vjosa Osmani dhe ekipit të sa.

Kajtazi e ka cilësuar sqarimin e presidencës si “inkriminues”.

“Bekim Kupina, ky sqarim eshte inkriminues. Pse kompania turke ju vendos ne biznes class derisa krni pagu per ekonomi?” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, në reagimin e presidencës thuhej:

“Presidenca nuk e ka blerë asnjë biletë të klasit biznes. As sot, e as më parë gjatë mandatit të Presidentes Osmani. Në fluturimin e sotëm, vet aviokompania i ka caktuar ulëset për Presidenten dhe delegacionin e saj. Për dëshmi, shihni vet biletat e udhëtimit të sotëm.” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme