Kajtazi: Gjatë kontrollit të veturës sime në servis, u zbulua një pajisje e dyshimtë afër rrotës - NACIONALE

Kajtazi: Gjatë kontrollit të veturës sime në servis, u zbulua një pajisje e dyshimtë afër rrotës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Vehbi Kajtazi, analist dhe gazetar, ka shkruar një status, në të cilin ka njoftuar për një ngjarje shqetësuese.

Kajtazi ka treguar se gjatë servisimit të veturës së tij është hasur në një pajisje të dyshimtë.

Kajtazi ka vlerësuar se policia është në vend të ngjarjes.

“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit” – ka shkruar Kajtazi.

Lajme të ngjashme