“Ka fillu me i sha qytetarët”: Ahmeti publikon disa foto për përkahësin e LVV-së që u punësua në Telekom - NACIONALE

“Ka fillu me i sha qytetarët”: Ahmeti publikon disa foto për përkahësin e LVV-së që u punësua në Telekom

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjatë ditës së djeshme nëpër media u raportua se një përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, u zgjodh zyrtar i lartë i Financave në Telekom.

Në lidhje me këtë çështje, ka pasur reagime të shumta dhe së fundi, aktivisti i Partisë Socialdemokrate, Bardh Ahmeti, ka publikuar një komunikim të Kelmendit në komente me qytetarë.

Ky i fundit, shihet se ka përdorur gjuhë aspak të përshtatshme, e madje edhe ka sharë një person që i ka komentuar.

“Drejtori i ri i financave ne Telekom, pervec qe po vazhdon me u talle me qytetaret, paska nise edhe me i sha e ofendu.” – ka thënë mes tjerash Ahmeti për këto komente.

Postimi i plotë:

Drejtori i ri i financave ne Telekom, pervec qe po vazhdon me u talle me qytetaret, paska nise edhe me i sha e ofendu. Nga kolltuku qe ia ka dhane partia ne pushtet, te ciles as nuk i bejne pershtypje keto gjera, ky behet kapadai. Keta vertete nuk jane si pushtetet e kalura, keta jane shume me keq, edhe fundin e kane me te shpejt.

Lajme të ngjashme