I sapozgjedhuri në krye të financave në PTK, me dedikim prekës për Kurtin: i madhi Zot e ka krijuar një qenie kaq komplete
Përkrahësi i flaktë i VV-së, Feim Kelmendi, është zgjedhur zyrtar i lartë i Financave në Telekom.
Lajmin për emërimin e Feim Kelmendit në këtë pozitë e ka konfirmuar edhe Gazeta Nacionale. Përmes burimeve brenda Telekomit, Nacionale po ashtu ka mësuar se Kelmendi është përkrahës i madh i Lëvizjes Vetëvendosje.
Se z.Kelmendi është përkrahës i zjarrtë i pushtetit aktual, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale.
Ndër postimet e shumta pro pushtetit që ai ka në Facebook, më i veçanti njëri për kryeministrin Kurti.
Kelmendi me 21 nëntor të vitit 2022 kishte postuar fotografinë e Kurtit ku shkruante: Foto sa 1 milionë fjalë.
“Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar” – shkruante Kelmendi i cili sot mori një pozitë të lartë drejtuese në Telekom.

Për emërimin e tij, ka reaguar anëatari i PSD-së, Nol Nushi.
Nushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kapja e shtetit sot po bëhet hapur, dhe s’ka nevojë as për përgjime me i zbulua.
“Këqyreni këtë foto! Feim Kelmendi sot është zgjedhe Shef i Financave të Telekomit të Kosovës. K'si adhurimi për liderin nuk kanë as Rroni e Sadria. Kapja e Shtetit sot po behët hapur. S'ka nevoje as për përgjime që me e zbulu. Dikur punësonin njerëz të partisë. Mandej filluan me familjarët. Tash kane mbrri te frizeret, grate e frizereve e adhuruesit sikurse ky Feimi.” – ka shkruar Nushi.