Ka ardhur reagimi i parë i Kinës ndaj sulmeve të ashpra ruse
Kina ka reaguar ndaj sulmeve ruse në Ukrainë, duke thënë se shpreson se situata në Ukrainë së shpejti do të "de-përshkallëzohet".
Duke folur gjatë konferencës ditore të Ministrisë së Jashtme kineze në Pekin, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning tha se Kina ka marrë parasysh raportet për shpërthimin në urën e Krimesë dhe goditjet në Kiev.
Mao përsëriti qëndrimin e Kinës për situatën në Ukrainë, duke theksuar se Kina "ka thënë gjithmonë se sovraniteti dhe integriteti territorial i të gjitha vendeve duhet të respektohen".
"Ne shpresojmë se të gjitha palët mund të zgjidhin siç duhet mosmarrëveshjet e tyre nëpërmjet dialogut dhe konsultimit. Kina është gjithashtu e gatshme të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në nxitjen e de-përshkallëzimit të situatës," - shtoi Mao. /Nacionale/