“Ju premtoj se këto ura së shpejti...”: Bahtiri shkrep një “selfie” buzë Ibrit, “harron” hapjen e urës kryesore
Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri, ka tentuar t`i marrë disa merita për hapjen e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Ai ka shkrepur një fotografi nga vendi ku po ndërtohet njëra prej këtyre urave, duke u zotuar se të dy urat do të ndërtohen shumë shpejt.
Bahtiria, i cili më herët kishte dhënë zotime te forta të hapje të urës kryesore të Ibrit, kësaj radhe nuk e ka përmendur fare këtë çështje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bahtiri ka falënderuar që nuk iu kanë përgjigjur peticionit të Listës Serbe kundër ndërtimit të urave të reja.
“Respektojmë çdo mendim të qytetarëve, pa dallim, por nuk pranojmë që zhvillimi të mbahet peng nga frika apo politika, e kurrsesi nga Lista Serbe. Ka kaluar koha kur ata bllokonin ura e rrugë dhe keqtrajtonin qytetarë. Këto ura janë për të gjithë qytetarët pavarësisht nacionalitetit dhe moshës; janë për jetë normale në një qytet të përbashkët. Prandaj duke iu falënderuar për bashkëpunimin, iu premtoj se këto ura së shpejti do të jenë në shërbimin tuaj!”, ka shkruar Bahtiri.