“Ju bëftë mirë”: Kryetari i Nju Jorkut flet shqip, reperi me origjinë shqiptare i tregon për traditat - NACIONALE

“Ju bëftë mirë”: Kryetari i Nju Jorkut flet shqip, reperi me origjinë shqiptare i tregon për traditat

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, ka folur shqip.

Derisa ishte mysafir në emisionin “F*ck, That's Delicious” (FTD)” të reperit me origjinë shqiptare e me famë botërore, Action Bronson, i pari i Nju Jorkut dëgjohet duke e shqiptuar fjalën “ju bëftë mirë”.

Gjatë emisionit, Bronson e sfidon mysafirin që të flasë shqip, duke krijuar një nga momentet më të komentuara të episodit.

Shqiptimi i këtij fjalëve mund të dëgjohet në minutën e 12 të emisionit.

Në bashkëbisedimin e tyre, reperi me origjinë shqiptare i tregon Mamdamit për traditën shqiptare.

Për Bajram kështu bënim, prisnim (mysafirë), shkonim nëpër shtëpitë e familjarëve. Gjyshja ime bënte Bakllava për këtë ditë”, thotë reperi Arian Asllani, i cili për publikun botëror është i njohur me emrin artistik Action Bronso.

Lajme të ngjashme