Joseph: Liderët duhet të gjejnë konsensus, ndryshe qytetarët t’i ndëshkojnë
Profesori amerikan Edward P. Joseph tha se të gjithë liderët politikë mbajnë përgjegjësi për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë.
Sipas tij, përgjegjësinë kryesore e ka kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për shkak të shumicës parlamentare që kontrollon.
“Nëse liderët politikë nuk gjejnë një konsensus, votuesit duhet t’i ndëshkojnë”, deklaroi Joseph për Ekonomia Online.
Ai vlerësoi se bllokada nuk rrezikon stabilitetin e Kosovës, por dëmton zhvillimin demokratik të vendit.
Joseph e quajti pezullimin e dialogut strategjik me SHBA-në një zhvillim negativ për Kosovën.