Johnson për aneksimin e zonave në Ukrainë: Mashtrim dhe turp
Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, e ka përshkruar fjalimin e Vladimir Putin, gjatë së cilit shpalli aneksimin zyrtar të katër territoreve të Ukrainës si "një mashtrim dhe një turp".
Johnson shkroi në Twitter:
“Bota nuk duhet të pranojë kurrë referendumet tuaja të rreme apo përpjekjen tuaj mizore dhe të paligjshme për të kolonizuar Ukrainën. Britania do të qëndrojë në krah të popullit të Ukrainës dhe do t'i mbështesë ata "pa u trembur derisa vendi i tyre të jetë i plotë dhe i lirë", përfundoi ai.
Kujtojmë se pak më parë Britania e Madhe njoftoi një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.
