Johnson në luftë për mbijetesë politike, japin dorëheqje dy ministra
Kryeministri britanik, Boris Johnson, është duke luftuar për mbijetesë politike në pushtet, pasi dy ministra e kritikuan punën e tij dhe dhanë dorëheqje.
Kancelari, Rishi Sunak, dhe sekretari i Shëndetësisë, Sajid Javid, dhanë dorëheqje vetëm dhjetë minuta mes njëri-tjetrit. Të njëjtin veprim e bënë më pas edhe disa zyrtar të tjerë.
Kritikët thanë se gjithçka ka marrë fund për kryeministrin, ndërsa Partia Laburiste në opozitë tha se partia e tij është e korruptuar.
Megjithatë, Johnson bëri të qartë se e ka në plan që të qëndrojë në qeveri dhe e vazhdoi procesin e riformatimit të kabinetit duke e emëruar kancelar të ri Nadhim Zahawi-n, ndërsa Steve Barclay, deri më tani shef i zyrës së kryeministrit, u emërua sekretar i Shëndetësisë.