“Jo Berat, nuk ka hajgare, mos e ço ma gat”: Limaj i përgjigjet Buzhalës nëse VV-ja tenton afrim me Nismën
Fatmir Limaj i është përgjigjur gazetarit Berat Buzhala, nëse potencialisht VV-ja i afrohet Nismës.
Teksa Buzhala ishte duke i shtruar pyetje Limajt për mundësi përafrimi me VV-në, ka ndërhyrë Limaj duke e mohuar një gjë të tillë që mund të ndodh.
‘’Nëse ty, VV-ja të afrohet dhe të thotë..’’, ka thënë Buzhala.
‘’Jo Berat, hiç mos e ço ma gat, hiç mos e ço ma gat, nale. Nuk ka hajgare me këtë punë, s’është punë me u bë hajgare me këtë punë’’, tha Limaj në T7.