"Jemi në zonë kritike": Hoxhës së VV-së i pengon arrestimi i personit që provoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn - NACIONALE

"Jemi në zonë kritike": Hoxhës së VV-së i pengon arrestimi i personit që provoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i Vetëvendosjes dhe ish këshilltari i kryeministrit Kurti, Elvis Hoxha, ka sulmuar sistemin gjyqësor për arrestimin e një personi që provoi të sulmonte kryesindikalistin, Rrahman Jasharajn.

Ai ka bërë bashkë “dënimin” që thotë se iu dha një gjyshi i cili sipas tij thjesht “kërkonte të ketë shkollë për nipin apo mbesën e vet.” me rastet e dhunës seksuale.

Në fakt, personi në fjalë e kishte dhunuar verbalisht z. Jasharaj derisa kishte provuar ta sulmonte edhe fizikisht sipas dëshmitarëve në vendngjarje. Ai po hetohet (nuk është dënuar) për veprën penale “kanosje”.

“Për këta gjyqtarë ndoshta shkollimi është dhunim dhe përdhunimi ndjenjë dashurie.” ka përfunduar komentin z. Hoxha.

Ai javën e kaluar ra në spikamë të opinionit publik për shkak të pretendimeve se Rrahman Jasharaj ishte pjesë e një partie serbe duke shkaktuar zemërim të madh publik.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme