"Jashtëzakonisht i nderuar": Armend Mehaj pranon “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri Maqedonci - NACIONALE

"Jashtëzakonisht i nderuar": Armend Mehaj pranon “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri Maqedonci

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka pranuar “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri aktual i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

"Jashtëzakonisht i nderuar që në përvjetorin e ditëve më të lavdishme të historisë kombëtare, “Epopesë së UÇK-së”, të pranoj “Medaljen për Shërbim të Shquar” nga ministri i Mbrojtjes Maqedonci. Në shenjë mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës si dhe fuqizimin e Ushtrisë së shtetit tonë." - shkroi Mehaj mes tjerash.

Mehaj, në një postim në Facebook, shprehu vlerësimin e lartë për këtë medalje duke e lidhur me momente të rëndësishme dhe kontributin e tij.

"Kjo medalje, më bën të kujtoj me krenari, zbarkimin e parë historik, në misionin e parë paqeruajtës ndërkombëtar të ushtarëve të FSK-së, përkrah Ushtrisë Amerikane. Bashkëzbarkimin e parë përkrah ushtrisë Britanike, ndihmën për Turqinë me rastin e termetit." - tha ai.

Lajme të ngjashme