Janina Ymeri kundër Bekim Sejdiut për president: Nuk do ta votoj pushtetin e mafisë energjetike - NACIONALE

Janina Ymeri kundër Bekim Sejdiut për president: Nuk do ta votoj pushtetin e mafisë energjetike

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri ka thënë se nuk e voton Bekim Sejdiun për president.

Ajo në një deklaratë për gazetën Nacionale ka thënë se “nuk e voton pushtetin e mafisë energjetike”.

“Do mbahet fjala ime dhënë elektoratit, se nuk do ta votoj pushtetin e mafisë energjetike. Unë, Janina Ymeri, nuk do ta votoj zgjatjen e kapjes së Kosovës nga VV. Do qëndrojmë për LDK. Për Republikën tone”, ka thënë Ymeri.

Ndryshe, Nacionale ka raportuar se gjashtë deputetë kandë dalur kundër marrëveshjes së Kryetarit Lumir Abdixhiku, me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për Bekim Sejdiun President të Kosovës.

Në mbledhje të grupit parlamentar të LDK-së, të mbajtur këtë të martë, Gazeta Nacionale ka mësuar se gjashtë deputetë të LDK-së kanë dalur kundër.

Avdullah Hoti, Hykmete Bajrami, Janina Ymeri, Armend Zemaj, Arben Gashi dhe Kujtm Shala kanë dalur kundër marrëveshjes me Vetëvendosjen për President, duke mos u nënshtruar ndaj Abdixhikut e Vjosa Osmanit.

Lajme të ngjashme