Jakaj: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme, por nuk po zbatohen nga institucionet
Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka deklaruar se ka shumë vendime të Gjykatës Kushtetuese që institucionet publike nuk i kanë zbatuar.
“Nëse hyni në faqen e Gjykatës Kushtetuese dhe i kërkoni vendimet për mospërmbarim, do të gjeni 7-8 aktvendime, mbi bazën e të cilave Gjykata ka konstatuar se institucionet publike nuk i kanë zbatuar vendimet apo urdhrat e saj”, deklaroi Jakaj, për emisionin "Tempus".
Ai shtoi se ky moszbatim i qëllimshëm duhet të parashihet si vepër penale në Kodin Penal dhe se, sipas Kushtetutës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme.