Jakaj: Qeveria s’ka marrë për bazë asnjë vërejtje nga ndërkombëtarët e as nga shoqëria civile - NACIONALE

Jakaj: Qeveria s’ka marrë për bazë asnjë vërejtje nga ndërkombëtarët e as nga shoqëria civile

1 vit më parë

nga NACIONALE

Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, në emisionin “Tempus” në KTV, tha se shumica parlamentare në vazhdimësi nuk i kanë marrë për bazë vërejtjet e ndërkombëtarëve e as ato të shoqërisë civile.

Jakaj tha se Kuvendi apo shumica parlamentare e Lëvizjes Vetëvendosje, nuk i ka marrë për bazë as vërejtjet e Bashkimit Evropian, as ato të opinionit të Komisonit të Venecias, e as vërejtjet e shoqërisë civile.

“Në vitin 2021, kur e kemi publiku raportin për Ligjin për konsifkimin e pasurisë së pajustifikueshme, gjetjet e tona në atë raport janë konfirmu të gjitha në Raportin e Komisionit të Venecias, të gjitha gjetjet që i kemi bërë në raport me Ligjin për Këshillin Prokurorial janë konfirmuar edhe nga Komisoni i Venecias, janë konfirmuar pastaj edhe nga dokumentet e tjera të organizatave ndërkombëtare nga Ambasada Amerikane, po ashtu edhe nga Bashkimi Evropian”, tha Jakaj.

Ai tha se ka pasur një refuzim të paarsyeshëm dhe të çuditshëm të Qeverisë dhe të Kuvendit, që opinonet të mos i përfshijë dhe mos t’i marrin për bazë

Lajme të ngjashme