Jahjaga përgëzon institucionet gjyqësore për vendimin ndaj Krivaqës: Jeta e gruas ka vlerë të barabartë me atë të burrit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas vendimit për burgosjen e përjetshme të vrasësit të së ndjerës, Marigona Osmani, dhe bashkëkryerësin e veprës me 15 vite burgim.
Jahjaga përgëzon institucionet gjyqësore të vendit për punën e dinjitetshme dhe të palodhur drejt zbardhjes së rastit, duke theksuar se denime të tilla duhet aplikuar ndaj çdo krimineli që thyen normat ligjore dhe morale të shoqërisë sonë.
“Familjes Osmani ky dënim nuk do ua kthej në jetë Marigonën, por së paku të jetë një lehtësim shpirtëror, jo vetëm për ata por për gjithë ato familje që presin që vrasësit e fëmijëve tyre ta marrin dënimin e merituar…Jeta e gruas ka vlerë të barabartë me atë të burrit!”, shkruan Jahjaga.